Nëse deri dje Shqipëria ishte një destinacion turistik, sot po bëhet edhe një destinacion pune, investimi dhe jetese. E për këtë, lejet e qëndrimit janë çelësi. Nga punonjësit e zakonshëm që vijnë të punojnë në hoteleri, ndërtim apo shërbime, te specialistët e teknologjisë dhe deri te investitorët, pyetja është e njëjtë: si funksionon procedura?
Procedurat janë të strukturuara dhe relativisht të arritshme dhe mbështeten në Ligjin nr. 79/2021 “Për të Huajt”, i ndryshuar me Ligjin nr. 43/2025.
Aplikimi bëhet online dhe aplikanti duhet të jetë domosdoshmërisht prezent në territorin e Republikës së Shqipërisë në momentin e aplikimit, detaj ky që në rast mosrespektimi çon në zgjatjen e procedurës e deri në refuzimin e aplikimit.

Në praktikë, shumë aplikantë nuk e kanë të qartë këtë detyrim, veçanërisht ata që vijnë për herë të parë në Shqipëri; mungesa e pranisë personale është një nga arsyet më të zakonshme për refuzime.
Gjithashtu, aplikanti duhet të ngarkojë të gjithë dokumentat e nevojshëm, të përkthyer dhe apostiluar. Dokumentacioni i paplotë ose i gabuar, mungesa e përkthimit apo vulës apostile mund t’ju bëjë të humbisini kohë dhe të merrni një përgjigje negative nëse nuk i plotësoni brenda afateve ligjore.
Pas plotësimit dhe dergimit të aplikimit, nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DVKM-së brenda 10 ditëve njofton aplikantin për mangësitë dhe i cakton një afat maksimal 30 ditë për plotësimin e dokumentacionit të munguar.
Kujdes!!!
Duhet kontrolluar vazhdimisht e-maili gjatë kësaj periudhe pasi kalimi I afatit për plotësimin e dokumentacionit shkakton refuzimin e aplikimit.
Nëse janë përmbushur kriteret dhe dokumentacioni është i plotë, qytetari njoftohet për pranimin e aplikimit, detyrimin e pagesës së tarifës për lejen e qëndrimit dhe për dorëzimin e dokumenteve origjinale dhe fotografive sipas udhëzimeve të platformës e-Albania. Pagesa duhet të bëhet brenda 24 orëve në çdo bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë.
Shumë aplikantë vonojnë pagesën ose nuk dërgojnë dokumentacionin me shërbim postar brenda afatit, dhe kjo shkakton refuzim të menjëhershëm të aplikimit.

Pas dorëzimit të plotë të dokumentacionit dhe pagesës, aplikanti pajiset me leje qëndrimi provizore me nënshkrim elektronik, e vlefshme deri në 2 muaj, për vlerësimin e aplikimit për leje qëndrimi. Kjo periudhë provizore mund të jetë stresuese, pasi disa institucione ose punëdhënës kërkojnë dokument zyrtar përpara se të fillojë puna Pas miratimit të lejes së qëndrimit, i huaji njoftohet dhe udhëzohet të paraqitet personalisht në zyrën vendore të migracionit për të verifikuar identitetin dhe për të marrë kartën biometrike të Lejes së Qëndrimit.
Vizita personale është shpesh vendimtare; vonesa në paraqitje mund të ndikojë në afatet e vlefshmërisë së lejes.
Eksperienca jonë në këtë fushë na bën të përgatitur për çdo situatë të papritur. Ne monitorojmë çdo hap të aplikimit, kontrollojmë dokumentacionin dhe sigurojmë që gjithçka të jetë në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloret e fundit.
Duke zgjedhur shërbimet tona, ju përfitoni:
• Udhëzim profesional dhe i qartë hap pas hapi
• Kontroll të plotë të dokumentacionit dhe pagesave
• Menaxhim të situatave të pa parashikuara
• Qetësi dhe siguri gjatë gjithë procesit.
Pra, ndërsa ju mendoni për punën, jetën ose investimin tuaj në Shqipëri, ne kujdesemi që procesi ligjor të mos jetë pengesë, por një rrugë e qartë dhe pa stres.
